to-top

ngjitu

  • en
  • sq
  • Rreth projektit

    dots

    |

    Konteksti i vendit

    Ky projekt është pjesë e një programi gjithëpërfshirës të mbështetjes për reformën në raportimin financiar në Shqipëri, dhe është një vazhdim i Projektit të Përmirësimit të Raportimit Financiar të Korporatave (CFREP) i cili përfundoi në mars 2014. Projekti i ri, Rritja e Cilësisë së Raportimit Financiar (EQFINREP), po ndërtohet duke u bazuar tek puna e CFREP, duke përfshirë  gjithashtu edhe prioritete të tjera të parashtruara në Planin e Veprimit të Vendit (CAP), duke u fokusuar më shumë në ndërtimin e kapaciteteve, përforcimin dhe transparencën. Kostoja totale e projektit vlerësohet të jetë rreth 2.4 mln euro. Projekti financohet nëpërmjet një fondi të Bankës Botërore dhe donatorit të projekteve CFREP dhe EQ Finrep nga Qeveria Zvicerane, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike SECO, duke përfshirë edhe kontributin e Qeverisë Shqiptare.

    Objektivi i Zhvillimit të Projektit (PDO) në lidhje me këtë projekt është të përmirësojë dhe të vendosë në zbatim një implementim më të mire të raportimit financiar duke u fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve për profesionet e kontabilitetit dhe auditimit, zbatim dhe monitorim më të mirë nga ana e rregullatorëve të cilësisë së raportimit financiar, dhe transparencë publike të informacionit financiar të kompanive.

    EQ Finrep zbatohet nga Qeveria e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë përmes një ekipi të përkushtuar implementuesish.

    I mbështetur përmes IBRD: REPARIS TRUST FUND

    dots
    dots
    objektivi

    01

    repairs

    Shqipëria është pjesëmarrëse aktive në Rrugën drejt Europës: Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Forcimit Institucional. Vende të tjera pjesëmarrëse në këtë reformë janë: Bosnje-Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Serbia dhe Mali i Zi. REPARIS (Rruga drejt Europës: Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Forcimi Institucional) është një program rajonal që ka për qëllim krijimin e një mjedisi transparent politikash dhe kuadri efektiv institucional për raportimin e korporatave brenda Europës Jug-Qendrore dhe Jug-Lindore. REPARIS është pjesë e Qendrës për Reformimin e Raportimit Financiar (CFRR) që gjendet në Vjenë, Austri, e cila është përgjegjëse për aktivitetet e raportimit financiar të sektorit të korporatave të Bankës Botërore në Evropë dhe Azinë Qendrore.

    TË DHËNAT E PROJEKTIT
    objektivi

    02

    Nr.

    Kategoria

    Përshkrimi

    1.
    Titulli i projektit
    Projekti për Rritjen e Cilësisë së Raportimit Financiar (EQ-finrep.al) - Shqipëri
    2.
    Institucioni financues
    Banka Botërore dhe SECO
    3.
    Lideri i skuadrës
    Andrei Busuioc
    4.
    Data e aprovimit
    17 Mars, 2015
    5.
    Data e mbylljes
    31 Dhjetor, 2019
    6.
    Huamarrësi
    Ministria e Financës dhe Ekonomisë
    7.
    Institucioni implementues
    Njësia Qendrore e Financimit dhe Kontraktimit në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
    8.
    Shuma
    2.46 millionë $
    9.
    Donatorë
    Qeveria Zvicerane, Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike
    objektivat

    Krijimi i një mjedisi transparent politikash dhe kuadri efektiv institucional për raportimin financiar të korporatave në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, në përputhje me EU acquis communautaire.

    Rezultatet
    a.

    Përmirësimi i legjitimitetit të kuadrit ligjor në fushën e raportimit financiar të korporatave, duke e renditur atë në të njëjtin drejtim me acquis communautaire të BE-së;

    b.

    Forcimi i përcaktimit të standardeve nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (NAC);

    c.

    Përmirësimi i përcaktimit të standardeve dhe mbikëqyrja e praktikave të auditimit nga sistemi i mbikëqyrjes së auditimit;

    d.

    Përmirësimi i aftësive për pajtueshmëri me standardet e reja profesionale përmes rishikimeve dhe përditësimeve të programeve të kontabilitetit dhe kurrikulës së auditimit për arsimin universitar dhe certifikimin profesional;

    e.

    Përmirësimi i menaxhimit të reformave në raportimin financiar të korporatave nga Komiteti Drejtues Kombëtar dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave

    dots dots

    OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT

    dots
    objektivi

    03

    objektivi

    04

    KOMPONENTËT E PROJEKTIT

    01

    Mbështetje për rregullatorin e kontabilitetit dhe mbikëqyrja e profesionit të kontabilistit (Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe Bordi i Mbikëqyrjes Publike)

    Programi i asistencës teknike do të rrisë kapacitetin e hartuesve dhe publikuesve të standardeve të kontabilitetit dhe rregullatorin që do të kontribuojë në zhvillimin e kontabilitetit në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

    02

    Ndërgjegjësimi kundrejt raportimit financiar të korporatave dhe auditimit. Promovimi i ndërgjegjësimit të një publikimi të saktë dhe transparent të informacioneve në lidhje me raportimin financiar. Kjo, do të rrisë vetbesimin në raportimin financiar në Shqipëri

    Qëllimi i këtij komponenti është rritja e besimit në raportimin financiar në Shqipëri. Gjithashtu, kërkesa publike për publikimin e të dhënave të sakta dhe transparente të korporatave duhet të rritet. Rreziku i mashtrimit do të zvogëlohet. Thellimi i njohurive lokale të raportimit financiar, do të rrisë kështu bazën potenciale të investitorëve në Shqipëri.

    03

    Menaxhimi i projektit, forcimi i kapaciteteve reformuese, si dhe monitorimi dhe vlerësimi

    Zhvillimi i praktikave të kontabilitetit dhe auditimit në një ndërmarrje shtetërore që është në përputhje me kërkesat e Acquis Comunautaire paraqet praktikën më të mirë ndërkombëtare për menaxhimin financiar dhe qeverisjen e NSH-ve. Këto praktika janë në përputhje me axhendën e reformave për NSH në Shqipëri. Kjo gjë krijon një besim më të madh midis palëve publike dhe institucionale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në qeverisjen financiare të NSH-ve.