to-top

ngjitu

  • en
  • sq
  • Kuadri Ligjor

    dots

    |

    Aktet Ligjore

    Standardet e Kontabilitetit janë pjesë e kornizës ligjërisht të detyrueshme të raportimit të kontratës.

    dots
    dots
    dots

    Ligji mbi Kontabilitetin

    Acquis Communautaire e BE-së

    Rëndësia e acquis communautaire për Shqipërinë është e dyfishtë. Së pari, ai paraqet një model të cilësisë së lartë për rregullimin e kontabilitetit dhe auditimit, i cili mund të zbatohet në vende me karakteristika të ndryshme. Së dyti, miratimi i acquis communautaire, në lidhje me kontabilitetin dhe auditimin, mbështet strategjinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

    Në këtë drejtim, dy faktorë kanë ndikuar tek NSC në zhvillimin e kësaj strategjie dhe plan veprimi. Së pari, sa i përket zbatimit, parashikohet që Shqipëria do të duhet të demonstrojë se jo vetëm që ka miratuar acquis communautaire (kuadrin ligjor), por së dyti, gjithashtu se Shqipëria ka ndërmarrë masa për të siguruar që acquis communautaire të zbatohet në të vërtetë (kuadri institucional).

    Ndërtimi i një kuadri rregullator dhe institucional të cilësisë së lartë për kontabilitetin dhe auditimin kërkon reforma në kuadrin ligjor të Shipërisë, institucionet dhe profesionin e kontabilitetit, si dhe ndryshimet në kontabilitetin, auditimin dhe kulturën e biznesit. Kjo strategji e vendit dhe plani i veprimit përcaktojnë një numër aktivitetesh reformuese të zhvilluara në një mënyrë holistike, duke pasur parasysh aftësinë e Shqipërisë për të kryer aktivitete të tilla (si në aspektin e kapaciteteve dhe burimeve). Në disa raste, një rregull relativisht i butë që është i zbatueshëm në mënyrë të fuqishme dhe të vazhdueshme, preferohet më shumë kundrejt një rregulli të mire dhe rigoroz por që nuk zbatohet, pasi një rregull jo i fortë, në mënyrë progressive, mund të bëhet më rigoroz sipas rrethanave. Si rezultat, NSC ka vendosur tëpërcaktojë aktivitetet e reformës që, edhe pse sfiduese, mund të kryhen në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.

    IAS

    Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS) janë lëshuar nga Këshilli i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASC) të mëparshme dhe janë miratuar dhe ndryshuar nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASB).

    IASC

    Komiteti i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASC) u themelua në qershor 1973 në Londër dhe u zëvendësua nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit më 1 Prill 2001. Ai ishte përgjegjës për zhvillimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe promovimin e përdorimit dhe zbatimit të këtyre standardeve.

    IFRS

    Fondacioni i IFRS-ve është një organizatë jo-fitimprurëse me interes publik, e themeluar për të zhvilluar një sërë standardesh të kontabilitetit të cilësisë së lartë, të kuptueshme, të zbatueshme dhe të pranuara globalisht (Standardet e IFRS-ve) dhe për të promovuar dhe lehtësuar miratimin e standardeve. Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) janë një grup i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit që përcaktojnë se si llojet e veçanta të transaksioneve dhe ngjarjeve të tjera duhet të raportohen në pasqyrat financiare. IFRS nxirren nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe ato specifikojnë saktësisht se si kontabilistët duhet të mbajnë dhe raportojnë llogaritë e tyre. IFRS-të janë publikuar në mënyrë që të ketë një gjuhë të përbashkët të kontabilitetit, kështu që bizneset dhe llogaritë mund të kuptohen nga kompania në kompani dhe nga një vend në tjetrin.

    IFAC

    Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve është organizata globale për profesionin e kontabilistit dedikuar për t’i shërbyer interesit publik duke forcuar profesionin dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të forta ndërkombëtare. IFAC përbëhet nga mbi 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130 vende dhe juridiksione, që përfaqësojnë pothuajse 3 milion kontabilistë në praktikën publike, arsimin, shërbimin qeveritar, industrinë dhe tregtinë.

    NAS

    Standardet Kombëtare të Kontabilitetit janë standarde kontabël të hartuara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, të cilat janë të zbatueshme vetëm për kompanitë që veprojnë dhe raportojnë në Shqipëri.

    GAAP

    Parimet e Përgjithshme të Pranuara të Kontabilitetit, të quajtura gjithashtu GAAP ose US GAAP, janë standardet e kontabilitetit të miratuara nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC), të cilat janë një grup i përbashkët i parimeve të kontabilitetit, standardeve dhe procedurave që shoqëritë duhet të ndjekin kur përpilojnë pasqyrat e tyre financiare. GAAP është një kombinim i standardeve autoritare (të përcaktuara nga bordet e politikave) dhe mënyrat përgjithësisht të pranuara të regjistrimit dhe raportimit të informacionit të kontabilitetit. Përveç kësaj, GAAP përmirëson qartësinë e komunikimit të informacionit financiar.