to-top

ngjitu

  • en
  • sq
  • Raportimi Financiar

    dots

    |

    Çfarë duhet të dish?

    Angazhimi i Qeverisë së Shqipërisë (GoA) për t’u aderuar në BE përbën një shtysë tërëndësishme për rritjen dhe përmirësimin e raportimit financiar të korporatave. Duke marrë në konsideratë reformat, qëllimi i GoA është të rrisë dhe të përmirësojë raportimin financiar të korporatave.

    Rritja dhe përmirësimi i raportimit financiar të korporatave është thelbësore për mirëfunksionimin e ekonomisë së tregut duke përfshirë:

    Raportimi Financiar dots
    • reduktimin e rrezikut të krizave të tregut financiar dhe ndikimin e tyre negativ në ekonomi duke forcuar arkitekturën financiare vendase;
    • rritjen e numrit dhe vlerës së investimeve të huaja direkte dhe investimeve të portofolit;
    • mobilizimin e kursimeve vendase në investime lokale;
    • lehtësimin e procesit të marrjes së kredisë që institucionet financiare i japin korporatave huamarrëse të vogla, duke bërë të mundur uljen e kostos së informacionit dhe huamarrjes;
    • mundësimin e vlerësimit në mënyrë adekuate të mundësive të investimit të investitorëve aktual dhe potencial duke iu dhënë mundësinë të bëjnë investime të mire informuara dhe të marrin më lehtë vendime, gjë që rezulton në një kosto më të ulët të kapitalit dhe nje alokim më të mire të burimeve;
    • lejimin e aksionerëve dhe palëve të treta të interesit në vlerësimin e performancës së menaxhimit, duke promovuar kështu zhvillimin e tregjeve të kapitalit.
    • mbështetjen në integrimin ekonomik, rajonal dhe global.
    dots
    • Vlerësimi diagnostifikues i kryer nga Banka Botërore – Raporti i kontabilitetit dhe auditimit për respektimin e standardeve dhe kodeve (A & A ROSC) në vitin 2006 vuri në dukje disa përmirësime dhe propozoi një numër rekomandimesh në lidhje me politikat për përmirësime të mëtejshme në kuadrin ligjor dhe në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale.

    • Qeveria e Shqipërisë ka bërë disa reforma në raportimin financiar të korporatave si:
      (i) Ligji i Kontabilitetit në vitin 2004;
      (ii) Ligji për Auditimin 2009; dhe
      (iii) Plani i Veprimit të Vendit (KAP) për të përmirësuar Raportimin Financiar të Korporatave në Shqipëri (CAP) të miratuar në shkurt 2009, bazuar në rekomandimet e A & A ROSC 2006.

    • Duke u bazuar në aktivitetet dhe kohën e miratuar në CAP, qeveria shqiptare, e mbështetur nga Banka Botërore dhe donator SECO (përmes Qendrës për Reformat në Raportimin Financiar – CFRR), ka adresuar në pjesën më të madhe objektivat e shtyllës së parë të CAP duke përgatitur dhe implementuar Projektin për Përmirësimin e Raportimit Financiar të Korporatave – CFREP (financimi 1.25 mln EUR dhënë nga SWISS SECO). Ky projekt përfundoi në mars 2014. Fokusi i tij ka patur prioritet aktivitetet e mëposhtme për zhvillimin e raportimit financiar të korporatave
      (i) përmirësimin e kuadrit ligjor;
      (ii) fuqizimin e bazës përcaktuese të standardeve kombëtare të kontabilitetit;
      (iii) krijimin e një sistemi publik të mbikëqyrjes për auditorët e pavarur;
      (iv) përmirësimin e kurrikulave të kontabilitetit dhe auditimit; dhe
      (v) fuqizimin e kapaciteteve reformuese të Qeverisë në fushën e raportimit financiar të korporatave, duke përfshirë përgatitjen e fazave të mëposhtme të reformave.

    • Faza e dytë e Planit të Veprimit për Vendin është duke u zbatuar, kryesisht përmes projektit në proces e sipër Përmirësimi i Cilësisë së Raportimit Financiar në Shqipëri (EQ Finrep) i cili ka objektiv kryesor (PDO) përmirësimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike të universiteteve, organizatave profesionale dhe profesionistëve të kontabilitetit, autoriteteve tatimore dhe mbikëqyrëse, si dhe regjistrit tregtar për raportim financiar cilësor në përputhje me acquis commmutautaire të BE-së dhe praktikave të mira ndërkombëtare. Për këtë qëllim, projekti do të fokusohet në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore për profesionet e kontabilitetit dhe auditimit, përmirësimin e disponueshmërisë publike të informacionit financiar të kompanive dhe përmirësimin e monitorimit dhe vlerësimit nga ana e rregullatorëve për cilësinë e raportimit financiar.