to-top

ngjitu

  • en
  • sq
  • Anketimi

    dots

    |

    Raporti financiar i Përdoruesve

    Rezultatet e anketimit ofrojnë të dhënat e para empirike rreth perceptimit të të anketuarve rreth raportimit financiar në Shqipëri.

    Anketa ka marrë informacione nga një grup i ndryshëm: institucionesh qeveritare, institucionesh financiare private dhe publike, institucionesh jofinanciare, akademikë etj. Të dhënat e anketës ofrojnë dëshmi se si të anketuarit e perceptojnë gjendjen e raportimit financiar në Shqipëri dhe si ta përmirësojnë atë. Një numër i madh i pjesëmarrësve në anketë kanë pasur interes në sektorët ekonomikë siç janë shërbimi financiar, shërbimi sigurisë, pasuritë e patundshme, shitja me pakicë, shërbimi i telekomunikacionit dhe transportit, sektori energjetik dhe shërbimet publike.

    Rezultatet gjithashtu tregojnë se objektivat e përdoruesve janë kryesisht të orientuara në grumbullimin dhe analizën e të dhënave, gjë që justifikon pasqyrat financiare periodike që ata përdorin. Duke marrë parasysh se pjesëmarrësit e gjejnë më të mundshëm analizimin dhe mbledhjen e të dhënave nga pasqyrat financiare vjetore, niveli i lehtësisë së analizimit të informacionit të nxjerrë nga ato duhet të jetë më i madh.

    Një tjetër veçori e dukshme ishte se përdoruesit e raportimit financiar preferojnë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) në krahasim me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (NAS) sepse ato lejojnë një qartësi më të madhe mbi shifrat dhe një matje më të drejtë të pozicionit financiar dhe të performancës së kompanisë.

    Përgjigjet, megjithatë, sugjerojnë se ekziston nevoja për përmirësim të raportimit financiar përmes niveleve më të larta të detajeve, më shumë informacione shpjeguese për shifrat, më shumë qartësi rreth marrëdhënieve me palët e lidhura, dhe detaje të mëtejshme mbi ekspozimin ndaj rreziqeve si dhe aktivitetet e menaxhimit të rrezikut të cilat përcaktojnë veprimet e duhura për të zvogëluar rrezikun financiar.

    Në përgjithësi, gjetjet e anketës sugjerojnë se ka një përmirësim të konsiderueshëm të cilësisë së raportimit financiar sot krahasuar me 5 vjet më parë duke identifikuar edhe ndryshime të mëtejshme që duhen bërë. Më e rëndësishmja, rezultatet e anketës gjithashtu tregojnë se përdoruesit janë të vetëdijshëm për ndryshimet që reforma do të sjellë dhe përfitimet e saj në situatën e raportimit financiar në Shqipëri.

    Materialet

    Raporti i plotë financiar i Përdoruesve

    shkarko

    Broshura - Raporti i Përdoruesve

    shkarko

    Raporti Financiar i Përgatitësve

    Raporti i plotë Financiar i Përgatitësve

    shkarko

    Broshura - Raporti i Përgatitësve

    shkarko