to-top

ngjitu

  • en
  • sq
  • Aktivitetet

    dots

    |

    Komponentët

    komponenti

    01

    EDUKIMI MBI KONTABILITETIN dots

    EDUKIMI MBI KONTABILITETIN

    Forcimi i njohurive në fushën e kontabilitetit dhe auditimit të përgatitësve të pasqyrave financiare dhe punonjësve të taksave, si dhe kapaciteteve teknike të profesionistëve të fushës së kontabilitetit dhe auditimit.

    Do t’u ofrohet mbështetje palëve të ndryshme të interesit në përmirësimin e kuptueshmërisë dhe zbatimit praktik të standardeve të kontabilitetit dhe auditimit, duke përfshirë zhvillimin e metodologjive moderne të auditimit që do të krijojnë lehtësi për kryerjen e auditimeve cilësore. Midis palëve të interesuara për këtë komponent do të jenë universitete, anëtarë të organizatave profesionale dhe personeli i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Rezultatet kryesore përfshijnë përgatitjen dhe shpërndarjen e programeve të trajnimit në shkallë të gjerë për lektorët, përgatitësit e pasqyrave financiare, punonjësit e Autoriteteve Tatimore dhe auditorët.

    Në mënyrë specifike, aktivitetet e propozuara do të përfshijnë:
    (i) përgatitjen e materialeve të përshtatshme të trajnimit didaktik për universitetet në kurrikulat e përditësuara dhe ofrimin e trajnimeve në temat e avancuara, gjë që do të ndihmojë profesorët e universiteteve;
    (ii) kryerjen e një studimi për të vlerësuar nevojat e kontabilistëve për trajnim dhe, në bazë të gjetjeve të anketës, përgatitjen e programeve të trajnimit mbi IFRS dhe NAS. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit do të përdorë kapacitetin dhe njohuritë e fituara në zbatimin e CFREP për të planifikuar dhe organizuar sondazhin;
    (iii) sigurimi i një programi trajnimi në shkallë të gjerë për përgatitësit financiarë aktualë dhe potencialë në NAS dhe IFRS, të përditësuara në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit. Në këto trajnime do të marrin pjesë edhe anëtarë të Autoritetit Tatimor
    (iv) trajnimi i trajnuesve në Departamentin e Tatimeve si vazhdim i trajnimeve të bëra nga trajnuesit lokal gjatë projektit, për të patur një ndikim në afatgjatë
    (v) workshop për ndërgjegjësimin e shoqatave të kontabilistëve në lidhje me kërkesat e anëtarësimit në IFAC;
    (vi) të ndihmojë në krijimin e një kuadri ligjor gjithëpërfshirës për procesin e rakordimit të pasqyrave financiare duke patur kujdes me detyrimet ndaj organeve tatimore si dhe llogaritë kontabël që duhet të kenë një fokus të veçantë;
    (vii) të ndihmojë në përgatitjen e tabelave krahasuese të procesit të rakordimit që do të trajtojnë praktikat kontabile të bazuara në SNK dhe IFRS, dhe ku ato ndryshojnë nga kërkesat e legjislacionit tatimor, si dhe një sërë udhëzimesh, duke përfshirë shembujt dhe rastet studimore, për të ndihmuar inspektorët tatimorë të kuptojnë dhe të përdorin tabelat krahasuese të procesit të rakordimit.
    (viii) të ndihmojë IEKA-n për të zhvilluar dhe ofruar një program trajnimi gjithëpërfshirës për auditorët rreth IAS;
    (ix) të bëjë një program trajnimi për sigurimin e cilësisë bazuar në IAS dhe mbulimin e sistemeve të brendshme të kontrollit të cilësisë;
    (x) t’ju sigurojë anëtarëve të IEKA-s mjetet e nevojshme dhe metodologjinë rrreth auditimit të cilat do t’i ndihmojnë ata të kryejnë punën e tyre, si dhe t’i trajnojë auditorët për aplikimin e metodologjive dhe përdorimin e mjeteve;
    (xi) të përgatisë një plan strategjik zhvillimi të një niveli të lartë për IEKA dhe trajnimi i aftësive tekniketeknike të stafit të IEKA-s;

    komponenti

    02

    MONITORIMI DHE ZBATIMI 
I RAPORTIMIT FINANCIAR DHE AUDITIMIT dots

    MONITORIMI DHE ZBATIMI I RAPORTIMIT FINANCIAR DHE AUDITIMIT

    Monitorimi dhe zbatimi i raportimit financiar dhe auditimit duke rritur rolin  mbikëqyrës të sistemit të auditimit dhe rritjen e kapaciteteve të rregullatorëve në raportimin financiar.

    Ky komponent do të financojë asistencën teknike, trajnimin gjithpërfshirës, trajnimin në punë për të përmirësuar funksionimin e Bordit Mbikëqyrës, si dhe do të rrisë kapacitetin e POB dhe rregullatorëve financiarë në monitorimin dhe hartimin e pasqyrave financiare sipas IFRS, nga institucionet financiare.  Rezultatet kryesore përfshijnë mbështetje për ndërtim të kapaciteteve për inspektorët e POB, asistencë për Bankën e Shqipërisë dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për të përmirësuar aftësinë e tyre për të monitoruar / zbatuar publikimin e pasqyrave financiare të PIE-ve, mbështetje për POB, BSH dhe AMF për të krijuar një protokoll efikas bashkëpunimi për sigurimin e cilësisë për auditimet e kompanive të sektorit financiar; dhe trajnimet për IFRS për rregullatorët financiarë.

    Aktivitetet e propozuara të komponentit janë:

    (i) Asistenca teknike për POB -në për të ndërtuar planin e saj strategjik të zhvillimit dhe për të mbështetur inspektorët dhe anëtarët e Bordit duke iu dhënë mundësinë atyre të ushtrojnë funksionin e mbikëqyrjes duke përfshirë trajnimet në punë;

    (ii) Asistenca teknike për POB, BSH dhe AMF për të krijuar një protokoll efikas bashkëpunimi për sigurimin e cilësisë për auditimet e kompanive të sektorit financiar, të cilat përbëjnë shumicën e Entiteteve me Interes Publik;

    (iii) Të ndihmojë POB për të kryer një numër të kufizuar inspektimesh të auditimeve të kompanive të sektorit financiar dhe të mbështesë ndjekjen e rezultateve;

    (iv) Të japë trajnime mbi IFRS, sipas specifikave të secilës industri tek institucionet përfituese (BSH dhe FSA), si dhe trajnime hyrëse për IAS. Për të maksimizuar ndikimin e këtyre trajnimeve, aktivitetet me BSH dhe AMF do të koordinohen me projekte të tjera ekzistuese dhe të ardhshme të mbështetura nga WB, nga të cilat përfitojnë këto institucione.

    komponenti

    03

    PARAQITJA DHE PUBLIKIMI 
I PASQYRAVE FINANCIARE STATUTORE dots

    PARAQITJA DHE PUBLIKIMI I PASQYRAVE FINANCIARE STATUTORE

    Përmirësimi i transparencës dhe dhënies së informacioneve shpjegueset rreth informacionit financiar të paraqitur dhe publikuar në pasqyrat financiare ligjore.

    Ky komponent do të ofrojë mbështetje për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në krijimin e programeve, rregulloreve dhe proceseve, si dhe për të ngritur kapacitetet në mënyrë që të përmirësojë aktivitetet e tij në mbledhjen e pasqyrave financiare / raporteve të auditimit dhe duke i vënë ato në dispozicion të publikut. Përdoruesit e informacioneve financiare janë analistë, investitorë, kreditorë, të cilët përdorin informacion financiar për qëllime të alokimit të burimeve (huadhënie, investime etj.), por edhe publiku i gjerë në rast të NSH-ve ose entiteteve me interes publik.

    Aktivitetet që do të përfshihen janë:
    i) të lehtësojnë modifikimin dhe zhvillimin e bazës së të dhënave dhe aplikacioneve përkatëse për dorëzimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (elektronikisht), sigurimin e cilësisë lidhur me to dhe lehtësimin e qasjes së sigurtë në internet nga publiku në bazën e të dhënave;
    (ii) modifikimin e harduerit të serverit për të lejuar ruajtjen e informacionit financiar për një periudhë kohe siç kërkohet nga direktivat e BE-së dhe legjislacioni shqiptar;
    (iii) të përgatisë amendimet e nevojshme ligjore dhe / ose rregulloreve dhe manualin e operacioneve,
    (iv) të trajnojë stafin e QKR-së për përdorimin e sistemit të ri dhe procedurat e tij dhe të mundësojë fitimin e përvojës në këto funksione me një vend anëtar të BE,
    (v) të mbështesë aktivitetet e ndërgjegjësimit lidhur me marrëveshjen e re për dorëzimin dhe publikimin e pasqyrave financiare. Palët e interesit janë Ministria e Ekonomisë dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

    komponenti

    04

    MENAXHIMI I PROJEKTIT, 
KOORDINIMI, VLERËSIMI dots

    MENAXHIMI I PROJEKTIT, KOORDINIMI, VLERËSIMI

    Ky komponent do të përfshijë kostot e nevojshme operative shtesë që lidhen me menaxhimin e projekteve, duke përfshirë reformën e përgjithshme të menaxhimit dhe koordinimin, aktivitetet financuese të projektit (prokurimi dhe menaxhimi financiar), si dhe aktivitetet e monitorimit dhe vlerësimit (M & E) të cilat do t’i shërbenin autoriteteve për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të rezultateve të reformës.

    Ky komponent do të lehtësojë përgatitjen e fazës tjetër të programit të reformës përmes përgatitjes së një propozim projekti të fazës së 3-të, i cili pritet të financohet nga IPA. Ky komponent gjithashtu parashikon mbështetje për Ministrinë e Financave për mbarëvajtjene reformës, si dhe aktivitetet e ndërgjegjësimit publik për shpërndarjen e rëndësisë së raportimit financiar midis grupeve të ndryshme të interesit, duke përfshirë edhe përdoruesit e informacionit financiar.

    Aktivitetet e ekzekutuara nga Banka do të mbështesin të gjitha komponentët dhe do të përfshijnë një rol më të lartë të ekipit të Bankës Botërore në zbatimin e aktiviteteve mbështetëse, si dhe aktiviteteve të njohurive që do të plotësojnë punën e ekzekutuar nga përfituesit, duke ofruar këshilla për politikat për përfituesit, shqyrtimin e rezultateve të projektit dhe ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes në bazë të nevojave.

    Shkarko materialin

    SECO-EQFINREP.docx